ASH pa Alternativën e përkrah BESËN në Tetovë dhe Zhelinë, a do të distancohet Afrim Gashi?

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari  nëpërmjes një konference për shtyp ka mirëpritur thirrjen e sekretarit gjeneral të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha që të bashkëpunojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, transmeton TetovaSot.

Taravari ka deklaruar se edhe ai u bën thirrje aktivistëve të ASH-së dhe AA-së, ta përkrahin Bilall Kasamin në Tetovë dhe Zhelinë.

“Ne si ASH menjëherë pas shpalljes së rezultateve kemi shprehur qëndimin tonë se duhet mbështetur të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së në të gjitha komunat. Shumë mirë e mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetjen e AA dhe AA dhe përsërisim qëndimin tonë konzistent se edhe antëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit e tjerë do t’i mbështesin kandidatët e lëvizjes Besa, në komunat ku ata përballen me BDI-në, flasim për komunen e Zhelinës dhe komunën e Tetovës” ka deklaruar Taravari.

ASH i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese të Lëvizjes Besa për përkrahje të ndërsjelltë, pa mbështetjen e partisë Alternativa. Mbetet të shihet se a do të distancohet kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga përkrahja e ASH-së për Lëvizjen Besa.