ASH: Mbështesim kandidatin shqiptar në Bërvenicë

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë nëpërmjet një njoftimi deklarojnë se do të mbështesin kandidatin shqiptar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, transmeton TetovaSot.

“Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë demanton të gjitha lajmet e rrejshme, tendencioze dhe qëllimkëqia lidhur me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës. Kujtojmë opinionin se shtabi komunal dhe vetë kandidati, që para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve jemi prononcuar se në çfarëdo situate, Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë do të mbështesë kandidatin shqiptar. Ne mbetemi konsistent dhe vota jonë do të orientohet në përputhje me qëndrimin e parë”, thuhet në reagimin nga
Aleanca për Shqiptarët – Dega Bërvenicë.