Sqarim: BDI duhet të bjerë, por nga çdo pushtet Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë informon opinionin se ende nuk ka marrë qëndrim për përkrahje direkte të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tetovës. Për këtë do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët. Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për rrethin e dytë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë