Mbrëmë rreth orës 01.00 në Radiovcë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin 31-vjeçarin I.I. nga Sellarca e Epërme e Tetovë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit të cilin e ka drejtuaruar është gjet materje e bardhë pluhuri. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate.