Punonjësit e policisë të SPB Tetovë-Departamenti
i Punëve të Brendshme Gostivar, dje rreth
orës 17:30, në rrugën "Major Çede Filipovski" në
Gostivar, e kanë privuar nga liria 56-vjeçarin F.B. nga
Raveni i Gostivarit, i cili më parë kishte sulmuar
fizikisht 62-vjeçarin B.B. dhe djalin e tij D.B. (36) nga
Gostivari. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të
Gostivarit për sqarim të plotë dhe dokumentim të
rastit.TS