Arrestohet një person nga Kumanova, iu gjetën shtatë emigrantë nga Kuba

MPB informon se në pikën pagesore Demir Kapi, mbrëmë rreth orës 19.20 nëpunësit policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë”, e kanë privuar nga liria F.A. (50) nga Kumanova.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen turan”, me targa të Kumanovës, të cilin e ka drejtuar i arrestuari, janë gjetur shtatë persona – emigrantë nga Kuba.

Nga MPB sot informuar se ata janë transferuar në Qendrën transitore të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër F.A. do të shtrohet kallëzim përkatës.