Efektivët e policisë të SPB Tetovë dje
nga ora 15:15 deri në 16:00, me urdhër të gjykatës,
kanë krye bastisje në shtëpinë e personit N.E. (35)
në Jazhincë të Tetovës, gjatë së cilës është gjetur
dhe konfiskuar një armë zjarri "Ecol Aras Magnum"
kalibër 9 mm me një kornizë të zbrazët, për të cilën
ai nuk kishte licencë informon TS. Një natë më parë (5-tetor)
rreth irës 21.00 në fshatin Jazhincë në veturën e tij
,,Folcvagen Golf“ me targa të Tetovës janë gjetë dy
plumba 7,62 milimetra, pas së cilës N.E. është
privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin
Policor të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen
dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të
përgatitet një parashtresë adekuate sipas nenit 396
të Kodit Penal.TS