Arrestohet një person nga Gostivari

Mbrëmjen e djeshme në orën 23:45,
efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga
liria 43-vjeçarin B.F. nga Gostivari, i cili një orë më
parë në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht
gruan e tij 45-vjeçare dhe vajzën e tyre. Merren
masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes,
pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate
sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal.TS