Një 24-vjeçar nga Haraçina e Shkupit është arrestuar mbrëmë pasi është kapur duke trafikuar emigrantë nëpërmjet kufirit në Bogorodicë.

“Dje, në ora 19:00 në autostradën Shkup – Gjevgjeli policët e vendkalimit kufitar “Bogorodicë” kanë dhënë shenjë për të ndaluar vetura “BMW” me targa të Shkupit, por vetura nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi të madhe drejt vendkalimit kufitar “Bogorodicë”. Pas ndërmarrjes së masave, në afërsi të terminalit doganor është gjetur vetura dhe shoferi E.J. (24) nga Haraçina e Shkupit. Gjithashtu, në afërsi të veturës janë gjetur edhe 9 emigrantë nga India. Shoferi është arrestuar, kurse emigrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.