Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të shpalos programin në zona të ndryshme përfshirë këtu edhe një Komunë shumë të veçantë siç është ajo e Bërvenicës ndërsa pret një fitore të madhe atje shkruan TetovaSot
Arkin Jahiu kandidat i BDI për Bërvenicën , bashkë me deputetin e BDI-së Bedri Fazliu kanë zhvilluar një takim në Gurgurnicë.Në këtë tubim në prani të shumë banorëve është dëshmuar përkrahja e madhe që i jepet kandidatit Jahiu dhe partisë më të madhe BDI-së për ta drejtuar në katër vitet e ardhshme Bërvenicën.Ata kanë shpalosur programin katërvjecarë i fokusuar në shumë investime të shumta ku do të përfitojnë qytetarët.Deputeti Fazliu me këtë rast tha se ka patur nderin që të jetë përkrahës në shpalosjen e programit zgjedhorë të kandidatit për kryetar komune të Bërvenicës Arkin Jahiu në fshatin piktoresk të Gurgurnicës.Ai ka shprehur respekt për këtë pritje madhështore që paralajmëron fitoren e madhe të dielën .Fazliu tha se vota e tyre është obligimi ynë.TetovaSot