Nga anketa e realizuar në teren me qytetarët si dhe nga mbështetja që ka patur gjatë takimeve me qytetarët e komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji del të jetë fitues absolut i zgjedhjeve lokale. Gjithashtu Arkini bën apel deri te votuesit shqiptarë që të dalin masovikisht në zgjedhje që të përkrahin programin e tij.

Arkin Jahiji ka realizuar kampanjë te nivelit më modern me projekte konkrete dhe të kapshme për qytetarët duke ofruar ndihmë kompanive private, ndihmë për blegtorët dhe bujqit, poashtu rinia i kanë pritur me entuziazëm planet për kulturë dhe sport ku do të ndërtohet sallë sport dhe do të përkrahen direkt klubet e futbollit.