Këtë të diel qytetarët e Tetovës do të vendosin për të ardhmen e komunës sonë. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa është e rëndësishme – interesi i këtyre zgjedhjeve është nëse Tetova do të vazhdojë të ecë përpara drejt një qyteti modern, të gjelbër dhe evropian apo nëse do të kthehet prapa.

Vizioni ynë për Tetovën është europian – kjo nënkupton standarde europiane sa i përket infrastrukturës, transparencës në administratë, mbrojtjes së mjedisit dhe mbi të gjitha kur bëhet fjalë për standardet e jetesës. Unë dua që Tetova të jetë një qytet modern, europian, me cilësinë më të lartë të jetës për të gjithë qytetarët. Unë kam paraqitur planin tim për katër vitet e ardhshme, me projekte reale dhe të arritshme, të cilat do ta bëjnë Tetovën një komunë moderne të denjë për të jetuar – me zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e trafikut, me një politikë tolerance zero ndaj mbeturinave, qenve endacak dhe kazinove. Për katër vitet e ardhshme, Tetova do të jetë një komunë e gjelbër, moderne dhe europiane.

Por kur flasim për një Tetovë europiane, nuk po flasim vetëm për infrastrukturën moderne dhe standardet europiane të jetesës. Jemi krenarë për Tetovën tonë si një shoqëri moderne dhe të hapur, që nënkupton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, respektim i të drejtave të grave, bashkëjetesë paqësore dhe miqësore mes shqiptarëve, maqedonasve, turqve, romëve dhe të gjithë etnive që jetojnë në qytetin tonë. Tetova jonë ishte komuna e parë me shumicë shqiptare, që zgjodhi një grua si kryetare. Tetova jonë është bërë shembull për një bashkëjetesë paqësore, për një larmi të madhe me etnike, fetare dhe kulturore. Në Tetovën tonë ne respektojmë njëri -tjetrin, vlerësojmë njëri –tjetrin, kulturën, traditën dhe fenë enjëri tjetrin. Kjo Tetovë e bashkuar, këto vlera moderne europiane janë të pandashme, dhe kthim prapa ska!

Këtë të dielë është në pyetje Tetova jonë europiane. Tetova nuk duhet të kthehet në të kaluarën, kur ndarja pengonte progresin tonë shoqëror. Të ecim përpara së bashku për një Tetovë Europiane. Vetëm vota juaj mund të sigurojë një Tetovë perëndimore me standarde europiane dhe vlera europiane. Vetëm vota juaj mund të sigurojë të drejtat e grave, një shoqëri e hapur ku të gjitha etnitë dhe besimet respektohen në mënyrë të barabartë. Vetëm vota juaj mund të sigurojë që Tetova do të vazhdojë të ecë përpara dhe nuk do të kthehet prapa në të kaluarën, të cilën ne tashmë e kemi prapa nesh.

Gjersa kundërkandidati ynë në këto zgjedhje ka thënë se ai nuk dëshiron votat e të gjithë qytetarëve, nuk dëshiron votat e të gjitha etnive të tjera, unë e them shumë qartë: Unë jam kryetare e të gjithë qytetarëve pa përjashtim, dhe e kërkoj përkrahjen dhe besimin e të gjithëve.

Kërkoj nga mbështetësit e LSDM -së dhe VMRO -së të votojnë në mënyrë të qartë për një Tetovë të bashkuar, ku çdo komunitet dhe çdo fe trajtohet dhe respektohet njësoj. Kërkoj nga komuniteti rom dhe turk në Tetovë mbështetjen e tyre, për të forcuar akoma më shumë vlerat e shoqërisë tonë multietnike. Dhe i kërkoj nga të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh partinë apo opsionin të cilin e kanë përkrahur në raundin e parë, të votojnë atë që është më e mira për të gjithë qytetarët dhe fëmijët tanë: Një Tetovë moderne europiane, një Tetovë për të gjithë.

Së bashku jemi më të fortë. Bashkë për një Tetovë Europiane!

https://www.facebook.com/343207362386823/posts/6728406893866806/?d=n