Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e fëmijëve

Anna Gjebrea e ka vulosur pasionin e saj për muzikën me një triumf. Ajo ka fituar festivalin e fëmijëve të RTSH dhe sipas rregullit, do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizionin e fëmijëve.


Ana do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision 2021″, me këngën ‘Stand by you”.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo shprehet se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.