Në zgjedhjet lokale të këtij viti (2021), komuna e Bërvenicës është më specifike. Ky ka qenë një debat i hershëm dhe i shpeshtë sa herë kur vijnë zgjedhjet. Me një popullësi (përbërje demografike) multietnike, komuna e Bërvenicës është ndër të rrallat në Maqedoninë e Veriut ku bëhet edhe një garë në mes kandidatëve të etnive të ndryshme.
Gjatë këtyre zgjedhjeve lokale (2021) për kryetar të komunës së Bërvenicës kandidojnë katër (4) me ncionalitet shqiptar dhe dy (2) me nacionalitet maqedonas. Nga disa analiza nëpër media që bazohen në rezulatet e zgjedhjeve të kaluara si dhe fluksin e votuesve, është vënë në pah ndarja e madhe e votës shqiptare.

Por, kjo sipas anketave të kryera nga ‘Source’ nuk përbën një realitet. Kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, z. Enver Pajaziti, sipas po këtyre anketave gëzon autoritet të madh tek banorët si rezultat i shumë punëve të kryera, respektivisht realizimit të plotë të programës së tij. Qytetarët deklarojnë se janë të kënaqur me punën e deritanishme e kryetarit Enver Pajaziti, dhe se nuk dëshirojnë të ‘gënjehen’ nga kandidatët tjerë të partive politike. Kjo vjen ndoshta nga rritja e madhe e mosbesimit të qytetarëve kundrejt partive politike, gjë që reflektohet edhe me uljen e fluksit të votuesve në këtë komunë, apo rritjen e numrit të të papërcaktuarve.

Nga anketat e kryera nga ‘Source’, konkludojmë se kryetari aktual i komunës së Bërvenicës ka mbështetje sa të gjithë kundërkandidatët tjerë së bashku. Si rrjedhojë e kësaj, janë gjasat maksimale që kryetari aktual z. Enver Pajaziti të rikonfirmohet si kryetar i ardhëshëm i komunës së Bërvenicës.

Duke marë për bazë këto anketa të cilat i referohen edhe situatës në terren, pa dyshim që për të arritur sukses që në raundin e parë vota shqiptare duhet të bashkohet për kryetarin e pavarur z. Rnver Pajaziti, sepse kandidatët tjerë shqiptarë janë shumë larg postit të kryetarit. Prandaj, qytetarët e papërcaktuar, dhe të gjithë të tjerët me vendosmëri duhet të punojnë për ri-konfirmimin e kandidaturës për kryetar të z. Enver Pajaziti.