Në emisionin debativ të Klan MK, të zhvilluar mes kandidatëve për kryetar të komunës së Bërvenicës, analistët Suhejl Fazliu dhe Berat Azizi kanë komentuar shumë lartë paraqitjen e kandidatit të pavarur për komunën e Bërvenicës, z. Enver Pajaziti.
Ata theksojnë se z. Pajaziti është i vetmi kandidat që flet me fakte dhe me shifra dhe përmend edhe kilomentra të rrugëve të asfaltuara, gjë që nuk është praktikë te kandidatët tjerë.
Ndryshe, duket që në komunën e Bërvenicës, favorit për kryetar është kandidati aktual Enver Pajaziti, për shkak se sipas situatës në terren, qytetarët janë të kënaqur me punët e bëra në këtë komunë, dhe ata do të vendosin sërish për vazhdimin e punëve dhe projekteve të ardhëshme. Ndërkaq, kandidati i pavarur për Bërvenicën Enver Pajaziti është ndër të vetmit që të gjitha premtimet e bëra i realizon me përpikmëri, prandaj edhe në platformën e tij për këto zgjedhje garon me premtime të duhura dhe të realizuara.