Alternativa e Afrim Gashit është distancuar nga VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoskit duke mbetur kështu vetëm me Aleancën e Taravarit, parti kjo e cila insiston që të mbetet në koalicion me VMRO e Mickoskit me të vetmin qëllim që të përfitojë në këto zgjedhje lokale pasiqë mbeti partia më humbëse edhe pse pretendonte shumë në këtë cikël zgjedhor.

Alternativa në këtë rast si duket duke parë qëndrimin e shqiptarëve pas rezultatit të fundit në Zgjedhjet lokale ka zgjedhur që të distancohet nga Aleanca e Taravarit, pasiqë ky i fundit dëshiron vetëm apetite personale dhe asesi të shikojë dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve e në këtë rast të aktivistëve të kësaj partie.

Sipas informacioneve të cilat i disponojmë, Afrim Gashi ka refuzuar të shkojë në takim me VMRO-DPMNE i cili ishte inicuar nga përfaqësues të partisë së Ziadin Selës dhe Mickoskit, e kjo tregon se Gashi në këtë rast ka reflektuar duke parë vullnetin e qytetarëve.

Taravari madje vazhdon të meret me qytetin e Shkupit e duke mos dashur të meret me problemet e Gostivarit e hiç më larg se dje, ai kishte një drekë me Danella Arsovskën kandidaten për qytetin e Shkupit.

Me largimin e Alternativës nga ky koalicion, humbësi më i madh në këtë rast do të jetë Arben Taravari i cili do të mbetet i vetëm në këtë koalicion.