Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën zgjedhore sot me tubimin në komunën e Sarajit, ku ka kërkuar mbështetjen për rizgjedhjen e Blerim Bexhetit kryetar të kësaj komune dhe përkrahjen për listat e kandidatëve për këshilltarë në komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit.


Banorëve të Sarajit iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Blerim Bexheti, bartësi I listës së BDI-së për këshilltarë në Qytetin e Shkupit Ardijan Muça dhe bartësi i listës së këshilltarëve për Sarajin, Muhamed Ramadani.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale për Blerim Bexhetin, listat e këshilltarëve në krye me Ardijan Muçën për Qytetin e Shkupit dhe Muhamed Ramadanin për komunën e Sarajit. Ahmeti mes tjerash elaboroi edhe rëndësinë e agjendës së blertë që BDI e plasoi.