Ali Ahmeti, i pamposhtur!

Për 20 vite me rradhë ngelet politikani më i votuar, më i pëlqyer dhe më i dëshiruar tek shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti, edhe në këto zgjedhje lokale doli fituesi më i madh në elektoratin shqiptarë duke mposhtur kështu i vetëm të gjithë oponentët politik, madje edhe koalicionin mes Selës, Gashit dhe Mickoskit.

Ahmeti dhe BDI në këto zgjedhje lokale kanë fituar në rreth të parë tre komuna derisa shkojnë në rreth të dytë duke çuar bindshëm në të gjitha komunat tjera të cilat pas dy jave do të jenë në duar të kuadrove të BDI-së.

Me këtë fitore të madhe, Ali Ahmeti vërtetohet se është lideri i pamposhtur në skenën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.