Kryetari aktual i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili sonte në një debat teliviziv ka theksuar se fshati Pirok ka ujë për pijë dhe ai i ka siguruar mjetet  prej 120 mijë euro që Piroku të ketë ujë.


Siç mëson Tetovasot, mjetet janë të siguruara nga Ministria e Mjedisit jetësor e jo nga komuna e Bogovinës.

Pasi Albon Xhemaili u shpreh se Piroku ka ujë, banorët  kanë nisur të shpërndajnë një video ku e thirrin Albonin që të lishojë ujë pasi disa kanë mbetur pa u lajë, disa pa pijë ujë.

Ndryshe dega ASH-së Bogovinë ka ngrirë të gjitha aktivitet në Bogovinë pasi lideri Ziadin Sela nuk e përfilli vendimin e degës, por kandidoi Albon Xhemailin edhe për një mandat./TS/