Aktoret turke që fal roleve të tyre në disa seriale të ndryshme për publikun shqiptarë u bënë të njohura dhe shumë të dashura.

Lidhjet e tyre me shqiptarët u bënë më të forta pasi që zemrat e tyre i rrëmbyen burrat shqiptar.
Erbu Sahin, Ebru Ozkan, Hazal Şenel, janë aktoret që dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesa dhe martesa me shqiptarë.

Në Kosovë të githë e njohin me rolin e “Rejanit” nga seriali “Hercai”, Ebru tash e sa vite është në lidhje me basketbollistin Cedi Osmani, i cili ka lindur në Ohër, kurse këtë verë dyshja u fejuan.

Ebru Ozkan që për publikun shqiptar u bë e njohur me rolin e “Dilarës”. Ajo konsiderohet si njëra ndër aktoret turke më profesioniste. Ajo është martuar me aktorin shqiptar nga Shkupi Ertan Shabani, i cili po ashtu ka një famë të konsiderueshme në Turqi.

Aktorja e njohur e seriale turke, Hazal Şenel rrëmbeu zemren e këngëtarit shqiptar, Bertan Asllanit. Dyshja e njohur janë fejuar verën e vitit të kaluar.