Nga Skënder MULLIQI

Operacioni i policisë të Kosovës ,kunder krimit të organizuar në disa lokalitete të Kosovës, është operacion i drejtë për vurjën e rendit dhe të ligjit , që nuk po funksionon mirë që shumë vite. Ky operacion policorë nuk u mirëpritë në veri të vendit , nga strukturat kriminale serbe , të cilët janë mësuar të bëjnë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre .Rebelimi serb më barrikada më mjete shpërthyese dhe qitje armësh, po bëhët nga yshtja e pushtetit shovinist të Beogradit, i cili më dhunë po dëshironë ndarjën e veriut të Kosovës. Radikalizimi edhe më shumë i situatës nga minoriteti dhe veqmas nga Lista Serbe e Rakiqit , është thirrje për destabilizim të Kosovës , deri të ndonjë luftë eventuale e re shqiptaro –serbe . I ashpër ndaje dekalrimit të Rakiqit , që aksionin policor e quajti “natë të kristaltë”, ishte ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke e quajtur deklarim të pa pranueshëm.Rakiq për nxitje dhe urrejtje ndëretnike duhet të shkarkohet.”Ky aksion nuk është kundër asnjë nacionaliteti .Është i drejtuar kundër kriminelëve që kan kontranbanduar mallra në mënyrë ilagale në Kosovë, ka deklaruar ndër të tjera ,Ministri i Punëve të Mbrendshme ,Xhelal Sveqla. Këtë aksion policior për shthurjën e rrjeteve kriminale , e ka përkrahuar më një komunikatë edhe NATO. Kunder këtij deklarimi do të thosha doli, Josep Borel , i cili në rrjetin Tëiter “ kërkojë që menjëherë të ndërpritën incidenetet e dhunshme në veri të Kosovës”, duke e quajtuar shumë pa të drejtë aksionin e sotëm policorë, Unilateral dhe të rrëzikshëm për stabilitetin.Pikërisht ky qëndrim i Borelit , nuk i ndihmon proceseve politike dhe nuk i ndihmon as dialogut më palën serbe. BE dhe Borel ishte dashur ti koordinojnë qendrimet më strukturën ushtarake të NATO-së , duke përshendetur një aksion të tillë , që nuk është kunder serbëve , por ka të bëjë më luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit . Kjo formë ultimative e reagimit vëtem sa e këqëson gjendjën e sigurisë në Kosovë. Ne relacion më këtë reagim shkon edhe reagimi i nxitësit të trazirave në veri të vendit, të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiqi, i cili ka thënë së Serbia po e humb durimin .Këtij kori antishqiptarë nuk e la pa iu bashkangjitur edhe ish-i dërguari për dialogun Kosovë –Serbi , Riqard Grenell, I cili e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut ,si shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.Është kjo një shpërfaqje tjetër proserbe e Grenelit, duke qitë benzinë në zjarr. Shpresojmë së e kan kuptuar më në fund disa struktuara politike në Kosovë, antishqiptarizmin e Grenel diplomacisë …!