Një kalimtar është aksidentuar për vdekje në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare” në Berat. Sipas Policisë një 33-vjeçar nga Durrësi e ka goditur me mjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka arrestuar 33-vjeçarin për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i Policisë Berat

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./A2/