Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, ka të vdekur (VIDEO)

Sot, në ora 17:53 ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë – Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë.


Aksidenti erdhi pasi vetura “Jaguar” me targa të Gostivarit, me shofer N.I.(49) nga fshati Çegran të Gostivari, doli nga korsia.

Në vendngjarje ka vdekur bashkudhëtari N.Z.(53) nga fshati Çegran, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.

Ndërkaq rëndë janë lënduar edhe shoferi N.I. dhe bashkudhëtarët të tjerë A.K.Z dhe B.I.

Ata janë dërguar në kompleksin universitar “Nënë Tereza”.