25 njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik me autobus në Nepalin veriperëndimor.


Mjeti po udhëtonte në distriktin e Mugut rreth mesditës kur krejt papritur doli nga rruga. Shkaet janë ende të paqarta, por dyshohet se autobusi mund të ketë pasur problem me frenat. Në fotot e publikuara nga mediat lokale, shihet autobusi i shkatërruar në fundin e një faqeje kodre.

Aksidente të tilla nuk janë ngjarje të pazakonta në Nepal. Shkaqet më kryesore të tyre janë kushtet e këqija të rrugëve ose mjetet e vjetra të udhëtimit.