Ahmeti nga Çegrani: Nuk do të humbim nga VMRO-DPMNE në Gostivar e Kërçovë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi dhe nënkryetar njëherit kandidat për Kryetar Komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta, takuan banorët e Çegranit.


Në këtë takim ku i pranishëm ishte edhe ministri i ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, zv.ministri i mbrojtjes njëherit kryetar dega në Gostivar, z. Bashkim Hasani dhe deputetja e zonës, zonj. Arta Bilalli – Zendeli, lideri Ahmeti theksoi që: “Ndodhemi përpara një ekopje të re dhe përpara kemi projekte të rëndësishme siç është Korridori tetë, rruga Tetovë – Prizren, rrjeti i gazifikimit që ka arritur në Gostivar dhe që do të vijon në Kërçovë, Strugë e Korçe, andaj na duhet përkrahja e juaj që komunat tona të drejtohen nga shqiptarë dhe këto projekte të përfundohen.

“Të jem i sinqert dhe të flas hapur si vëllau me vëllaun, nuk dua të humb nga VMRO-DPMNE në Gostivar dhe Kërçovë. Nuk dua të humb nga VMRO-DPMNE në Gostivar dhe Kërçovë, këtë e them me shumë seriozitet. Kërkoj nga ju mbështetje dhe më 31 tetor të dalim fitimarë. Të ishte e pamundur as që do të vija të kërkoja mbështetjen tuaj. por të mobilizuar mund të fitojmë”, tha Ahmeti fjalimi i të cilit u shoqërua me duartrokitje frenetike nga banorët e Çegranit.

Para banorëve të Çegranit Ahmeti tha që me insistimin e BDI është inicuar projekti për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, andaj vota për BDI është votë për realizimin e këtyre projekteve, thuhet në kumtesën e BDI-Gostivar.