Ahmeti: Nevzati do të jetë kryetar komune në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi, zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi dhe kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta në Banjicë të Gostivarit takuan pjesëtarët e komunitetit turk në qytetin e Gostivarit, transmeton TetovaSot.


Ahmeti përmes proflit të tij në Facebook ka shkruar se Nevzat Bejta do të jetë padyshim kryetar komune në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Me banorët e komunitetit turk në Banjicë të Gostivarit bashkëbiseduam dhe kërkuam mbështetje për investimet e reja që parasheh programi ynë i zhvillimit.
Nevzati do të jetë padyshim kryetar komune në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, prandaj më 31 Tetor le të fillojmë bashkë ndryshimin dhe fuqizimin që meriton çdo vendbanim i Gostivarit.
Ta fuqizojmë Gostivarin!
Rretho numrin 3!
💚🗳3️⃣”, ka shkruar Ahmeti.