Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në emisionin ClickPlus në TV21 ka thënë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duhet ta harrojë Kërçovën, sepse siç thotë ai, ai qytet është i Fatmir Deharit.

“Mickoski është i mirë kur thërret për votim në Kërçovë. Nëse tani në vendin tim do të ishte një politikan tjetër, do të përdorte retorikë nacionaliste, por unë nuk do të merrem me këtë sonte. Mickoskit do t’i dërgoj vetëm një mesazh: ‘Le ta harrojë Kërçovën, Kërçova është e jona. Fatmir Dehari do të jetë kryetar i ri,” ka thënë Ahmeti.