Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrin e Ambientit Jetësor, Naser Nuredini si dhe nën shoqërinë e kandidatit për kryetar në komunën e Bogovinës, Besnik Emshiun, kanë vizituar fabrikën “Frigotehna” në Zherovjan të komunës së Bogovinës.


Kryetari Ahmeti gjatë kësaj vizite, ka inkurajuar pronarët e “Frigotehnës” por edhe investitorët tjerë vendor se përshtatja e agjendës së blertë nëpër bizneset e mëdha do të jetë synimi kryesor për kryetarët e ri të komunave gjatë mandatit të tyre të ri katër vjeçar.

Sipas Ahmetit agjenda e gjelbër tashmë është pranuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit vendor dhe një i tillë është edhe rasti me farikën “Frigotehna” që është investim vendor dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj drejt vendeve të Bashkimit Europian.