Sergio Aguero ka dalë në fushë me ngjyrat e Barcelonës, duke shënuar në një miqësore me dyer të mbyllura kundër UE Cornella të mërkurën.

Argjentinasit i është dashur të presë një kohë të gjatë për t’u paraqitur për shkak të lëndimit, por ky është një hap i madh drejt kthimit përfundimtar në aksion edhe në ndeshjet garuese me ekipin e tij të ri.

Aguero luajti vetëm gjysmë ore në kompleksin stërvitor “Joan Gamper”, por bëri një përshtypje të mirë dhe mund të jetë në dispozicion të Ronald Koeman këtë fundjavë, kur Blaugrana do të përballet me Valencian.

Ndeshja, e cila përfundoi 2-2, ku Barcelona kishte një skuadër të lojtarëve të ekipit të parë dhe ekipit B, me Philippe Coutinho që shënoi golin tjetër të Barcelonës.

Aguero ka stërvitur gjatë gjithë javës, dhe gjithashtu në stërvitje të mërkurën ishin edhe Eric Garcia, Sergio Busquets, Gavi dhe Sergi Roberto , të cilët kishin qenë të tubuar me Spanjën.