Për dallim nga BDI, kandidatët e partive tjera që kanë udhëhequr me Komunat dhe kuptohet pa asnjë lloj agjende dhe programi të qartë, në vend që të flasin për punën e tyre brenda katër viteve qeverisje që është gri , ata merren me kundërshtarët e tyre.Akuzat e tyre duan të defokusojnë opinionin në paaftësinë e tyre dhe akoma më keq ata kërkojnë edhe një tjetër mandat pa përmbushur dot premtimet e tyre shkruan TetovaSot.
Dhe në vend të llogaridhënies , ata po shënjestrojnë të tjerët për të shpërqendruar vëmendjen .
Shumë prej kandidatëve që nuk janë nga BDI, po e shohin të vërtetën e paaftësisë së tyre sepse nuk mbushin dot një sallë të vogël edhe nga zonat e tyre elektorale .
Duket se agjenda e gjelbërt ua ka bërë terr fushatën sepse BDI është e qartë në çdo fushatë .
Agjenda e gjelbër është proces i krijimit dhe realizimit të projekt- strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal dhe e gjithë kjo është me synimin për ngritjen e kualitetit jetësor të qytetarëve dhe poashtu është një proces afatgjatë që i dedikohet komuniteteve brenda një komune ose mund t’i përfshij të gjithë qytetarët brenda një shteti, e që për synim e ka rregullimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e vlerave dhe potencialeve natyrore.


Kundërshtarët e BDI-së në fushatë për zgjedhje lokale merren me interpretime banale, akuza të ulëta për të mbuluar dështimin e tyre.Realiteti në ato zona është i zymtë sepse aty nuk është realizuar asnjë projekt kapital, kemi partizim të skajshëm të institucioneve sidomos arsimore, mbeturina , kazino sic është rasti me Gostivarin, rrugë të parregulluara, infrastrukturë të keqe, bastore afër shkollave , qen endacakë që sulmojnë në cdo kohë qytetarët, mbeturina që hudhen në vendbanime sic është rasti me Zhelinën etj etj.

Në një moment para nisjes së fushatës vetë Ali Ahmeti do të shprehej se tashmë ka ardhë koha që edhe ne ta hapim derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politika për një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndosh. “Këtë e kërkoni ju, rinia. Rinia zëshëm kërkon kushte jete si bashkëmoshatarët e vet në perëndim, vende pune, ambient jete modern me ajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbërta, rrugë e hekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale me efikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore”.