Mbrëmë, në një atmosferë impozante dhe me përkrahjen e mijëra aktivistëve dhe simpatizantëve u mbajtë tubimi qendror i koalicionit AAA-ASH në Çair. Salla e stërmbushur “Shaban Tërstena” brohoriste:”Na kthe shpresën Bekimi! dhe gjithë zërat e mijëra çairasve kumbonin njëzëri:”DUAM FITORE!”. Fjalë rasti para banorëve të Çairit, kishte shefi i shtabit lokal të Çairit, Zeqirija Ibrahimi, i cili si nikoq i rastit tha:”Nuk do të lëmë më që të na përsëritet 2017-ta! Le ta dijnë edhe ata tjerët, se kjo punë nuk kalon dhe ne më 17 tetor festojmë gjithë së bashku”, theksoi Ibrahimi. Deputeti i zonës 1 nga koalicioni AAA-ASH, në fjalën e tij para banorëve të Çairit, u shpreh me këto fjalë:”Kjo atmosferë që po mbizotëron sonte në Çair dëshmon edhe njëherë se bastion i palëkundur i koalicionit tonë është pikërisht Çairi. Bekim Sali po sjell mirësi, bekim dhe buzëqeshje për Çairin tonë”.


Kandidati i opozitës shqiptare të Çairit, Dr. Bekim Sali, nën brohoritjen e qindra rinistëve të Çairit, me atmosferën festive theksoi këto fjalë:”U jap fjalë rini e dashur se do e kthejmë shpresën në Çair. Të trokasim derë më derë, me buzëqeshje e mirësi t’i themi gjithë atyre se kjo punë ka mbaruar. Ju jap fjalën:”Ne me 17 do të FITOJMË”. Mos e humbni entuziazmin më 17 tetor festojmë, ndërsa ata i marrin valixhet e tyre dhe dalin prej komunës së Çairit”, theksoi Sali.

Fjala përshëndetëse e fundit para banorëve të Çairit, ishte e kryetarit të AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili me plotë emocione dhe entuziazëm tha këto fjalë:”I kemi parë 20 vite se çfarë kanë bërë këta pushtetarë me popullin. 4 mandate për Çairin dhe gjithçka e zhvatur, nënçmuese dhe denigruesu. A nuk e kishit boll këtë nënçmim që po e bëni qe sa vite me popullin!. Bollni më! Me 17 tetor pastër vjen çlirimi i Çairit tonë”, përfundoi Gashi.