Ismet Sylejmani


Ngjarja e madhe e aksionit spektakularë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak në kufi me Serbinë, ka nxjerrë në siperfaqe shumë gjëra të njohura e të panjohura, të ditura e të paditura, të pritura e të papritura!

Vendosmëria e paparë dhe e pashembullt deri më tani e aksionit policorë, të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, i ka bërë historike 12 netët dhe 13 ditët e asaj ngjarje të padegjuar në Kosovën e pas luftës së UÇK-së dhe të bombardimit të NATO-s mbi Serbinë pushtuese!

Pas 22 viteve të përfundimit të luftës së armatosur në Kosovë dhe largimit të Serbisë pushtuese me bisht ndër këmbë, për herë të parë afër kufijnjëve të Kosovës së pavaruar e të njohur ndërkombëtarisht, fluturuan helikopterët dhe aeroplanët luftarak serb!

Por helikopterët dhe aeroplanët luftarak serb, i shoqeroi me vizitë në kufinjtë me Kosovën edhe Ambasadori i Rusisë në Beograd Alexander Botsan-Kharchenko!

Aeroplanët, helikopterët dhe ambasadori rus, ishin tri befasitë e mëdha andej kufirit me Kosovën!

Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar, pas aksionit të vendosur dhe stilit të panjohur deri tash të ndërhyrjes së njesisë speciale te Policise se Kosoves, jo vetëm së ka parë rol të ri të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, por është zënë në befasi me ngritjen e aeroplanëve dhe helikopterëve serb në kufi me Kosovën, dhe ka shikuar nga afër një vizitë të quditshme legale të ambasadorit rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko!

Sikur të kishte ndodhur vetëm ngritja e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarak serb në kufinj me Kosovën dhe në afërsi të zonës ku ishin të pozicionuara forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, do të mund të thuhej se ajo manover po ndodhte për të frikësuar Kosevën, por shkuarja apo ardhja e diplomatit rus afër kufinjëve të Kosovës, tregonte dhe dëshmonte se aty kishte ndodhur ndeshja e paparë deri më atëhere dhe e panjohur për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, e bën edhe më të ndërlikuar dhe të paqarte të ardhmën e NATO-s dhe Federatës Ruse dhe aleatës besnike ruse, Serbisë!

Ambasadori i Rusisë Alexander Botsan-Kharchenko, me vizitën e Tij në kufinjtë me Kosovën, në kohën kur në Kosovë ishte pozicionuar në kufirin me Serbinë njësia speciale e Policisë së Kosovës, dhe kur është edhe SHBA me Bondstellin dhe NATO me forcat e sajë , dëshmon se Kosova është në fokusin e lartë të strategjisë ruse edhe për shkak të prezencës së fuqishme ndërkombëtare!