Ademi në Click Plus: Sela nuk ka respektuar strukturat e tij partiake, caktoi vetë kryetarët e komunave

Ademi: Sela nuk ka respektuar strukturat e tij partiake, cakton vetë kryetarët e komunave


Në debatin e sotëm në emisionin Clique Plus në TV21, në të cilin pjesëmarrës për të prezantuar qëndrimet e subjekteve të tyre ishin deputetët Arbër Ademi dhe Elmi Aziri, njëra nga temat e diskutimit ishte edhe mënyra e përcaktimit të kandidaturës së Albon Xhemailit në këto zgjedhjet lokale.

Arbër Ademi ka rikujtuar se në komunën e Bogovinës, Kuvendi i Degës së Bogovinës së Aleancës për Shqiptarët ka përcaktuar një kandidat tjetër ndërsa Zijadin Sela në mënyrë arbitrare ka ndërruar këtë vendim duke konfirmuar rikandidimin e Albon Xhemailit pa respektuar strukturën e tij partiake.