97 vjeçari nga Kërçova shfrytëzoi të drejtën e votës (VIDEO)

Pa asnjë pengesë ka filluar votimi i të sëmurëve dhe të pafuqishmit në Komunën e Kërçovës. Ekipi i TV21 vizitoi një 97 vjeçar i cili e shfrytëzoi të drejtën e votës.

(Storjen e plotë do të mund ta ndiqni në lajmet qendrore të orës 18:30 në TV21)

Komisionet Komunale Zgjedhore kanë pranuar kërkesat e 7.921 personave të sëmurë ose të pafuqishëm për të votuar në shtëpitë e tyre. Votimi ndiqet nga anëtarët e Komisioneve Komunale zgjedhore.

Përveç të sëmurëve dhe të pafuqishmive, sot votojnë edhe personat e infektuar me Covid-19, të moshuarit në shtëpitë e pleqve dhe të burgosurit./TV21