8 viktima dhe 444 raste të reja me Covid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.210 testime të realizuara 444 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 225 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 8 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.