Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën për të vaksinuarit, rastet pozitive me Covid-19 për periudhën prej 6 gusht deri më 14 tetor.


Gjatë periudhës prej 06.08 deri më 14.10.2021 në territorin e shtetit 40.208 qytetarë janë pozitivë nga të testuarit për Covid, prej tyre 25% kanë qenë tërësisht të vaksinuar, gjegjësisht 10.066 persona.

Siç qëndron në kumtesën e MSh-së, është i lartë numri i qytetarëve të vaksinuar të cilët janë infektuar me Covid-19. Sipas statistikës për dy javët e kaluara, 30.142 qytetarë, gjegjësisht 74.9% e rasteve pozitive me Covid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.

Përqindja e të hospitalizuarve të cilët janë të pavaksinuar arrin 79%, ndërkaq vetëm 21% nga të gjithë pacientët e hospitalizuar për momentin janë të vaksinuar në tërësi (me dy doza).

Vdekshmëria te të pavaksinuarve është a lartë në mënyrë drastike, tregon më tej analiza.

Gjatë periudhës prej 6 gusht deri më 14 tetor në territorin e shtetit kanë vdekur 1382 pacientë me Covid-19, 1149 nga të vdekurit, gjegjësisht 83% nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 17%, gjegjësisht 233 kanë pranuar vaksinën.

Sipas analizës së MSh-së, të vdekurit kanë pasur më shumë sëmundje kronike dhe se pacientët kanë qenë të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat janë në dispozicion në vendin tonë, transmeton TV21.