441 raste të reja, 7 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë. Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive.