32-vjeçari nga Shqipëria arrestohen në kufirin e Bllacës, kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se dje, 11.10.2021 në ora 22.20 në kufirin e Bllacës policët kanë arrestuar D.H. (32) nga Shqipëria.


Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, “gjatë kontrollit në kufi është konstatuar se D.H. gjendet në evidencën zyrtare me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit të Gjermanisë”, transmeton TV21.
Qries

Personi është dorëzuar në Stacionin policor në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme.