30.000 arsye për dorëheqje të Selës dhe Taravarit

30.000 vota humbje nga këto Zgjedhje lokale edhe pse në koalicion me Alternativën dhe VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit duket se janë 30 mijë arsye të forta që kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela dhe sekretari gjeneral Arben Taravari të dorëhiqen.

Të paktën kështu e dëshirojnë sipatizantët e partisë së tyre sepse gjatë këtyre ditëve me të madhe bëjnë thirrje që këto dy figura të largohen nga postet që kanë në parti dhe të lëshojnë vendin njerëzve të ri të cilët do të krijojnë politika të cilat do të afrojnë më shumë njerëzit dhe do të korin fitore.

Kjo për faktin se nga themelimi i këtij subjekti politik e deri më sot në të gjitha ciklet zgjedhore Aleanca për shqiptarët në krye me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin kanë humbur.

Megjithatë që të dy tentojnë të krijojnë alibi që mos të pranojnë këto 30 mijë arsye të fuqishme të cilat çojnë ata në dorëheqje dhe çlirim të partisë.