Maqedonia e Veriut është vendi që po përballet aktualisht me situatën më të vështirë të pandemisë në gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo është reflektuar edhe në numrin e lartë të fataliteteve që ka regjistruar ky vend gjatë javëve të fundit.

Vetëm gjatë Tetorit, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 254 humbje jete, shifra më e lartë në rajon krahasuar me numrin e popullsisë. Numri më i lartë viktimave gjatë këtij muaji u shënua më 7 Tetor ku u raportuan për 26 fatalitete, ndërkohë që rekordi negativ ditor është shënuar më 7 Prill të këtij viti kur edhe humbën jetën 51 persona.

Në total, Maqedonia e Veriut numëron 6922 viktima ose 3323 jetë të humbura për çdo 1 milion banorë, duke u bërë kështu vendi i dytë me vdekshmërinë më të lartë në gjithë Ballkanin pas Bosnje-Herzegovinës.

Maqedonia e Veriut ka evidentuar mbi 196 mijë infektime që prej nisjes së pandemisë, ndërsa ka vaksinuar mbi 36 përqind të popullsisë me të dyja dozat.