23 tetori ditë pushimi për të gjithë qytetarët

23 Tetori (e shtunë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Më 23 tetor do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në RMV, 23 tetori 2021 (e shtunë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. MPPS ua uron qytetarëve këtë ditë”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.