11 viktima për 24 orë, mes tyre një person 35 vjeç

3.073 testime janë realizuar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut prej të cilave 490 kanë rezultuar pozitive, njofton Ministria e Shëndetësisë.


Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 201 të shëruar dhe 11 viktima.

Viktima më e re në moshë është 35 vjeç nga Prilepi.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 3 viktima që e kanë humbur jetën gjatë periudhës prej 13 deri më 19 tetor 2021.