Mbrëmë (15-shtator) në orën 04:40 minuta në SPB
Tetovë, është raportuar zjarr në një ndërtesë banimi
në rrugën "114" në Tetovë. Zjarri kishte shpërthyer
në bodrumin e ndërtesës banuese, kurse zjari është
përhapur edhe në shkallët e brendëshme. Nuk ka
pasur persona të lënduar dhe me ndërhyrjen e
Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës rreth
orës 05.00 zjarri është lokalizuar plotësisht. Ekipi i
SPB Tetovë do të inspektojë vendin gjatë ditës së
sotme.