Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup (FOTO/ VIDEO)

Për momentin një zjarr i madh ka kapluar ndërtesën në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Në terren tashmë po arrijnë edhe ekipet e zjarrfikësve, ndërkaq për momentin nuk ka informacione se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.


U raportua se një shtëpi po digjej në rrugën Advokatska, përballë Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve. Zjarri shpërtheu në momentin që filloi të binte shi. Nuk dihet saktësisht pse doli kaq shumë tym, as çfarë e shkaktoi zjarrin./TetovaSot/