Zhvillimet në Veri të Kosovës, vjen reagimi i parë nga Rusia

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova vlerëson se Prishtina dëshiron të vë nën kontroll të plotë gjithë territorin e “krahinës” me ndihmën e aparatit shtetëror të shtetit të vetëshpallur të Kosovës, njëherit ky është edhe reagimi i parë i Rusisë, për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Alsat.


“Rusia është e shqetësuar për shkak të tensionit në rritje në Kosovë dhe Metohi të shkaktuar nga veprimi i papërgjegjshëm i Prishtinës”, deklaroi Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme ruse.

“Shihet qartë se ngjarja po zhvillohet sipas një skenari që shkon keq e më keq”, deklaroi Zaharova në një koment të botuar në web faqen e Ministrisë së jashtme ruse./ Alsat.mk