Zero qen endacak në Çair

Sot kryetari i komunës Çair nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me organizatën për mbrojtje dhe trajtimin e kafshëve ‘Happy Shelter’, ku kryetar është z. Kemal Neziri. Ky memorandum vjen si zgjidhje e përhershme për kërkesat e shumta të banorëve të Çairit të cilët kanë dorëzuar ankesa në adresë të komunës së Çairit dhe në organet e rendit dhe sigurisë, në lidhje me qentë endacak.


Për këtë problem janë vërë në dijeni edhe ekipet e komunës. Qentë endacak janë prezent, zakonisht, gjatë mëngjesit të hershëm dhe në orët e mbrëmjes. Ato rrezikojnë banorët, të moshuarit, gratë, kryesisht nënat me fëmijë të cilët dalin në shëtitje në hapësirat publike të komunës së Çairit. Ndërsa, nga sot fillon fushata në terren për ZERO QEN ENDACAK NË ÇAIR.

Përmes këtij memorandumi bashkëpunimi qytetarëve të Çairit por edhe të Shkupit, do t’u ofrohet siguri e plotë duke evituar sulmet e mundshme nga qentë endacak.