Zajko ‘godet’ shqitarët!

Dje premieri Zajko ka sfiduar langaraqët shqiptarë të koalicionit qeverisës duke ‘tundur me grusht’ edhe njëherë tavolinën e guvernës në një debat për regjistrimin e popullsisë në vend.
Ndërsa lypsarët tanë të partive politike me këtë rast as nuk kanë reaguar dhe as nuk guxojnë ta kundërshtojnë këtë reagim të ‘grushtit të hekurt’ të premierit Zajko, i cili nuk është as i pari as i fundit para langaraqëve shqiptarë në qeverinë e koalicionit.


Ai ka thënë qartë se diaspora nuk do të përfshihet në nurmërimin e përgjithshëm të popullsisë në ‘drzhavën severna’, pa u shqetësuar fare nga reagimi i ‘sojuznikëve’ të tij shqiptarë në qeveri të cilët i bëjnë amin në çdo vendimi dhe veprimi despotit të tyre Zajko.

Mundësitë e falsikimit të numrit real të shqiptarëve sapo kanë filluar të manipulohen që nga kjo dekleratë e demagogut Zajko, e cila përbën një mesazh të koduar që do të thotë se shqiptarët do të mbeten nga 25/28% të përbërjes së përgjithshme të popullsisë në republikën e veçantë të ‘severnës’.

Nga ana tjetër shqitarë me identitet të dyshimtë kombëtar dhe stramastikë e melesë që nga Kumanova e deri në Strugë, kanë filluar gjithandej t’i shtrëngojnë radhët rreth SDSM-së, duke ngritur lartë flamurin e vëllazërim- bashkimit të ri për një jetë më të mirë për të gjithë, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë alternativën e skuthit Zajko dhe kandidatët e tyre për kryekomunarë dhe këshilltarë komunal.

Por, ajo ‘jetë më e mirë për të gjithë’ nuk erdhi kurrë për shqiptarët, përkundrazi ne ngelëm si qytetarë të dorës së dytë, të pa punë e të pa shpresë, të nëpërkëmbur dhe pa identitet e pa gjuhë, kur kjo bandë e shpirtrave të shitur po na e shet SDSM-në, këtë pjellë të Gligorovit si alternativën më të mirë për shqiptarët me skuthin Zajko si vizionarin dhe shpëtimtarin e këtij vendi nga varfëria dhe emigrimi.

Jo, shqiptarët nuk kanë nevojë për ato alternativa që shpërndajnë pabarazi dhe shovinizëm që i konsiderojnë shqiptarët si bashkësi nomade pa identitet dhe gjuhë, apo për subjektin e politikës së vjetër antishqitare e cila e dëshmohet edhe sot nga makthi që i ka kapur ata nga dalja e numrit real të shqiptarëve në trojet tona.
Prandaj, me këtë rast pinjolli i Cërvenkovskit dhe i shovenizmit sllavo-maqedon premieri Zajko, paralajmëroi se në numrin e përgjithshëm të popullsisë nuk do të përfshihet diaspra që tregon qartë për frikën e ndryshimit të përbërjes etnike në vend.

Përfshirja e të gjithë atyre të ashtuquajtur shqiptarë me identitet të pëzier apo stramastikë si rezultat i ndërsimit mes gomerëve dhe kuajve shqiptaro-sllavë në vallen e ‘vllazërim-bashkimit’ me titistët e rinj të SDSM-së, paraqet kërcënim të shkapërderdhjes së votës shqiptare dhe të cënimit të identitetit shqiptar si popull përmes këtyre ‘martesave’ të përziera me qëllim afatgjat të asimilimit kombëtartë shqiptarëve në këto troje.

Shqiptarët si kombi më i vjetër në ballkan kanë gjuhën dhe identitetin e vet pavarësisht trajtimit dhe statusit denigrues që kanë në ‘severnën’ e Zajkos, ata do të zgjohen një ditë dhe së bashku do t’i japim dërrmën si despotëve të pushtetit ashtu edhe partiçkave shqiptare lavire të pushtetit, ku do të çlirohemi përfundimisht nga zgjedha e skllavërisë, për të jetuar me dinjitet të lirë dhe të barabartë me të tjerët si komb fisnik dhe krenarë pasardhës të denjë të Ilirëvë të lashtë. Medai Shaholli