Zaevi nga Demir Hisari: “Më e mira” sjellë ide të qartë dhe plan për zhvillim të çdo qyteti dhe të gjithë shtetit

“Më e mira” sjellë ide të qartë dhe plan të qartë për zhvillimin e çdo qyteti, çdo vendbanimi, të gjithë shtetit, ndërsa nga ana tjetër, DPMNE ofron pasiguri të madhe, rrezik, dhe kërcënim, për kthimin e së kaluarës së errët, porositi sot kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Demir Hisari në fillimin e fushatës “Më e mira për komunën time” e Koalicionit të kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate.


“Në këto zgjedhje LSDM-ja dhe koalicioni e ka ofertën më të mirë në skenën vendore politike. Oferta jonë më e mirë nënkupton komunikim të vazhdueshëm të hapur ndërmjet kryetarit dhe juve, qytetarëve, por nënkupton edhe vendosje të përbashkët. Oferta më e mirë nënkupton agjendë të gjelbër si prioritet i lartë, zhvillim të shpejtë lokal ekonomik dhe investime infrastrukturore në të gjitha komunat dhe rajonet për zhvillim të barabartë”, theksoi Zaevi.

Ai potencoi se një numër i madh i komunave gjatë katër viteve të kaluara ishin të kryesuara nga kuadro të LSDM-së, të cilët punonin me përkushtim, me vlera dhe shumë dhe ajo dinamikë e fuqishme duhet të vazhdojë.

“Shërbimi i qytetarëve vazhdon, ndërsa fitorja në këto zgjedhje lokale do të jetë konfirmim edhe për politikat në nivel qendror. Zgjedhja e Më të mirës në këto zgjedhje, do ta përsërisë përcaktimin e qytetarëve që të jetojnë në vend modern evropian, mik i rajonit dhe botës”, theksoi Zaevi, duke shtuar se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për, siç tha, “opozitën e papërgjegjshme të mos ketë mundësinë që përsëri të bëjë dëm në nivel lokal”.

Zaevi potencoi se qytetarët vendosin më 17 tetor edhe me votën e koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja zgjedhin “unitet dhe zhvillim, përkundër ndarjeve dhe së kaluarës.

“Më 17 tetor zgjedhim komuna të hapura, tuajat, tonat. Jam i bindur se edhe këtë herë do të bëni zgjedhje të mençur dhe do të zgjidhni të vazhdojë zhvillimi, të vazhdojë progresi me LSDM-në dhe koalicionin. Në Demir Hisar fiton Më e mira me Stevçe Mitrevskin. Në gjithë shtetin fiton Më e mira me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë”, theksoi Zaevi në fjalimin e tij në promovimin e kandidatëve për kryetar të komunës dhe anëtare të Këshillit të Komunës Demir Hisar të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.