Zaevi e priti Kurtin me nderime të larta shtetërore, arriti delegacioni i Kosovës në Shkup

Kryeministri dhe ministrat e Kosovës kanë arritur në Shkup.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev po qëndrojnë bashkë me anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut para Qeverisë në Shkup, teksa Zaevi e ka pritur Kurtin me nderime të larta shtetërore.

Po qëndrojnë në këmbë teksa u intonuan të dy himnet shtetërore.

Që të dy qeveritë bashkë do të mbajnë seancë qeveritare në kuadër të së cilës pritet të miratohen marrëveshje në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo është seanca e parë qeveritare që po mbahet mes të dy vendeve në Shkup, transmeton TV21.