Zaev: Presim dritë jeshile nga Bullgaria

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme deklaroi se pret dritë jeshile nga Sofja zyrtare, për të zhbllokuar procesin e eurointegrimit për Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat. Zaev tha që pret që të arrihet marrëveshje me Bullgarinë dhe si rrjedhojë vendi të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.


– Advertisements –

“Ndërtimi i miqësive duhet të shkojë në mënyrë bilaterale dhe të dyanshme. Të gjitha hapat e ardhshëm që do t’i marrim, do t’i marrim me mbështetjen nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut, për rrugën tonë evropiane. Presim dritë jeshile në Bullgari, sa më shpejtë që është e mundur, në dhjetor, që të mund ta bëjmë jo hapin e ardhshëm, por gjysmën e hapit, sepse kemi vendim nga vjet, presim operacionalizimin e vendimit”, tha mes tjerash Zaev.